Rreth Nesh

Klinika Maxillo-Faciale  KM Day Hospital ka filluar pune ne ambientet e reja te saj me dt. 03.12.2012, prane Shetitores Taulantia ne Durres.

KM Day Hospital eshte nje klinike e ndertuar sipas standardeve bashkekohore evropiane. Kjo klinike eshte vazhdimesi e nje eksperience pune 35 vjeçare ne Sherbimin Shendetesor Shteteror e Privat.

KM Day Hospital trajton nje sere semundjesh dhe kryesisht te gjitha semundjet e dhembeve, te kavitetit te gojes, patologjite e regjonit O.M.F (oro-maxillo-facial). KM Day Hospital bashkepunon me mjeket vendas e te huaj ne fushen e kirurgjise plastike dhe ne trajtimet kirurgjikale te semundjeve vaskulare ku perfshihen Angiologjia dhe Flebologjia.

KM Day Hospital ka nje eksperience te pasur ne trajtimin e te gjitha nozologjive te semundjeve te regjonit O.M.F (oro-maxillo-facial) qe jane :

1- Mjekimi dhe trajtimi i tumoreve ne perputhje me standardet bashkekohore

2- Mjekimi dhe trajtimi i traumave oro-maxillo-faciale me nje eksperience 30 vjeçare

3- Trajtimi i te gjithe nozologjive te gjendrave te peshtymes

KM Day Hospital eshte klinika momentalisht me nje eksperience qe nga vitet 90 si themeluesja e pare ne vendin tone e Implantologjise Orale.

Ne KM Day Hospital perdoren implantet dentare me bashkekohore. Aplikohen teknikat operatore per zgjidhjen e te gjitha rasteve ku rrethanat lokale nuk lejojne vendosjen e implanteve dentare si ne rastet e mungeses se kockes dhe ne atrofite e theksuara te nofullave. Me mjaft sukses kemi perdorur graftet kockore te marra nga pjese te ndryshme te trupit me qellim protezimin e pacienteve edhe ne rastet me te veshtira.

KM Day Hospital eshte momentalisht klinika me e specializuar ne Shqiperi ne fushen e Implantologjise.

Nje tjeter sherbim i suksesshem ne KM Day Hospital jane punimet ortopedike si urat fikse me materialet me te çertifikuara sot (aliazhet e shtrenjta te metaleve si kombinacionet e floririt me platin, paladium, zirkonet) ne merkaton evropiane.

KM Day Hospital ofron edhe sherbimin e Terapise dentare, Ortodoncise, Periodontologjise dhe Profilaksise.